Ushtari ukrainas lyen fishekët me dhjamë derri për çeçenët (VIDEO)

Ushtarët çeçenë janë përfshirë në ofensivën ruse në Ukrainë.

Thuhet, se skuadrat speciale çeçene kanë një listë të personave që duhet të ekzekutojnë, mes tyre edhe të presidentit Volodomyr Zelensky.

Në një video të bërë virale së fundmi, shihet një ushtar ukrainas, duke lyer plumbat e armës me dhjamë derri.

Ai thotë se e bën këtë, për të vrarë ushtarët çeçenë.

Video është publikuar nga llogaria në Tëitter e Gardës Kombëtare të Ukrainës.

“Të dashur vëllezër myslimanë, në vendin tonë nuk do të shkoni në Parajsë. Ju lutem shkoni në shtëpi. Këtu do të hasni në probleme”, dëgjohet të thotë ushtari./albeu.com/


Shtuar 28.02.2022 22:31