Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është zgjedhur edhe për një mandat të dytë në krye të këtij institucioni, pasi u zgjodh për herë të parë në vitin 2019.
Për t’i dhënë edhe një mandat 5-vjeçar Ursula von der Leyen, votuan pro 401 eurodeputetë. Asaj i duheshin 361 vota nga 720 sa janë gjithsej në Parlamentin Evropian. 284 eurodeputetë të tjerë votuan kundër dhe 55 eurodeputetë abstenime.
Përveç Partisë Popullore Evropiane, Social Demokratëve dhe Liberalëve të Renew, të cilët tashmë ishin aleatizuar në favor të saj, Ursula von der Leyen, mori në momentin e fundit mbështetjen e grupit politik të të Gjelbërve, të paktën shumica e eurodeputetët e saj.
Eurodeputetët nga grupi i djathtë i Konservatorëve Evropianë dhe Reformistëve të Gjeorgjisë Melonit, kishin vendosur më parë të votonin sipas ndërgjegjes, pa asnjë vijë qendrore pro ose kundër Ursula von der Leyen.
Grupi i ekstremit të djathtë Patriots for Europe, si dhe grupi i së Majtës, kishin kundërshtuar që në fillim Ursula von der Leyen.