Urimi me Enver Hoxhën, qyfyre rilindasish: Bujar Çela e pranon publikisht, Balla thotë se i morën celularin (VIDEO)

Urimi i deputetit Bujar Çela për festat e Nëntorit me portretin e diktatorit Enver Hoxha bëri bujë të madhe në media dhe shkaktoi reagime të ashpra.

Por pavarësisht se u tha se telefoni i tij ishte vjedhur dhe dikush po i këqpërdorte figurën, një deklaratë e habitshme është bërë nga Çela gjatë homazheve në Lushnje.

Në varrezat e dëshmorëve në Lushnje, Çela deklaroi se figura e Enver Hoxhës nuk mund të quhet nul, pasi ka udhëhequr luftën dhe se shqiptarët e kanë bërë armik kot diktatorin.

Deputeti Çela: Unë pres pyetje të tilla sepse u përkas atyre që e njohin luftën dhe mendoj se figura e Enver Hoxhës nuk mund të quhet nul. Ka edhe ai kontributin e tij përderisa ne nuk kemi nxjerrë ndonjë udhëheqës tjetër. Nëse ka ndonjë udhëheqës tjetër le të shprehet se historianët janë aty. Shumë herë kemi bërë padrejtësisht armiq dhe kriminela dhe këto fakte janë nga më të ndryshmet, që nga balli kombëtar dhe Legaliteti të cilët nga armiq më pas u rreshtuan në krahun e fituesve.

 

Rikujtojmë se vetë Taulant Balla deklaroi se Çelës i kishin vjedhur celularin dhe se deklaratat për Hoxhën ishin bërë nga dikush tjetër, por si duket, deputeti lushnjar socialist mendon ndryshe dhe nuk “ka frikë” ta shprehë publikisht.

Taulant Balla: Kam marrë paraprakisht një sqarim nga deputeti në fjalë. Bëhet fjalë për përdorim të aparatit celular nga persona të tjerë. Do të jetë verifikim në aspektin e sjelljes dhe kodit të etikës brenda grupit tonë parlamentar dhe Kuvendit të Shqipërisë. Gjithçka e çdo masë ndëshkimore do të merret në momentin që do të bëhet ku proces verifikimi.

Çfarë ndodhi në Komision:

Deputeti Bujar Çela uroi deputetët për 109 vjetorin e Pavarësisë me një foto të diktatorit Enver Hoxha. Pas këtij veprimi ai është kritikuar nga kolegët e tij dhe I është kërkuar të kërkojë falje. Fillimisht ai është mbrojtur nga kolegët e tij duke e quajtur atë “gastor” ndërkohë Çela ka shturur gojën duke shkruar :”Më rruan leshtë kush s’më njeh mua dhe kohën…”

MESAZHET NË GRUP:

Paulin Sterkaj: Ky shoku jonë është gastori i grupit kështu mos ia merrni për provokim.

Bujar Çela: O tufa! Jetoni dhe me dhe mos gjykoni kohën. Më rruan leshtë kush s’më njeh mua dhe kohën. /albeu.com/


Shtuar 29.11.2021 11:42