Një 62-vjeçar është arrestuar nga policia e Kurbinit për shkak se akuzohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.
Lajmin e bëri të ditur policia përmes një njoftimi, ku thuhet se i arrestuari mësohet se është Xh. S., 62 vjeç, banues në Mamurras.
Ai akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka kanosur atë me mjet prerës, në prani të familjarëve.
Gjithashtu bëhet e ditur se bashkëshortja e shtetasit Xh. S. është e pajisur me urdhër mbrojtjeje nga Gjykata.
Njoftimi i policisë:
Veproi në kundërshtim me vendimin e gjykatës, duke ushtruar dhunë ndaj bashkëshortës së pajisur me urdhër mbrojtjeje, vihet në pranga.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. S., 62 vjeç, banues në Mamurras, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka kanosur atë me mjet prerës, në prani të familjarëve. Bashkëshortja e shtetasit Xh. S. është e pajisur me urdhër mbrojtjeje nga Gjykata.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme./albeu.com/