Uragani “Ian”, fotoja bëhet virale, dritarja i reziston shiut të madh

Shteti i Floridës është ende duke u rimëkëmbur pas dëmeve që la pas uragani Ian. Imazhi i një dritareje që i rezistoi presionit të madh të ujit është bërë virale dhe po përdoret nga përdoruesit e rrjeteve sociale si një mjet për të harruar dhimbjen dhe shkatërrimin e lënë pas nga uragani Ian.

Fotoja besohet se është bërë në Napoli Beach, nga pronarja e shtëpisë. Rrjeti është fokusuar më shumë në kompaninë e saj të ndërtimit, duke e përgëzuar pasi kanë qënë të aftë që të krijojnë një dritare që i reziston presionit të madh.


Shtuar 3.10.2022 09:39