Kryetarja e partisë “Fratelli d’Italia” pritet të bëhet drejtuesja e re e qeverisë italiane, pas fitores së zgjedhjeve të ditës së djeshme.
Gjatë ditës së sotme, ajo ka mbajtur edhe një fjalim përpara publikut, ku edhe ka bërë një prezantim për veten e saj.
“Unë jam Georgia. Unë jam një grua, nënë, italiane, e krishterë”. Kështu kryetarja e Vëllezërve të Italianëve (FdI), partisë që ajo bashkëthemeloi në vitin 2012 dhe nga 4% në 2018, brenda katër viteve, ka kaluar 26% dhe po përgatitet të udhëheqë koalicionin qeveritar italian, prezantohet së bashku me partitë e Matteo Salvinit dhe Silvio Berlusconit.
Tashmë, që prej vitit 2019, me fjalimet e saj “të zjarrta”, Meloni kujdesej që të linte gjurmë si në politikë, ashtu edhe në synimet e saj. “Io sono Georgia” po bëhet sërish virale dhe aktuale, ndërkohë që vetë Meloni po prezantohet sot si një konservatore e qendrës së djathtë.
Si i tillë, ajo pritet të ngjitet në Kryeministri, megjithëse nuk ka dyshim se është përfaqësues i trendit që po lulëzon në të gjithë Evropën dhe e cilëson veten si “E djathta e re”, ndërsa disa e karakterizojnë edhe si Alt Right ( E drejta alternative).
Aktiviteti i saj politik, siç ndodhi me Le Pen dhe drejtues të tjerë të partive të kësaj rryme në Kontinentin e Vjetër, ka nisur nga e djathta ekstreme, më saktë nga partitë margjinale, duke iu referuar drejtpërdrejt rrymës së ideologjisë totalitare që u rrit në përmasa në periudhës së ndërmjetme.
“Io sono Georgia”, në fund të fundit titullohet edhe autobiografia e politikanes 45-vjeçare, e cila pritet të jetë prezente gjithnjë e më shpesh tani./albeu.com/