Vendi fqinj është tronditur nga vdekja e 46-vjeçares e cila u vra me thikë nga bashkëshorti i saj, i cili pasi e ka goditur me thikë ka telefonuar të birin dhe i ka thënë: Të vrava nënën.
Ndërkohë mediet greke kanë publikuar dëshminë e parë që 55-vjeçari me profesion kuzhinier dha për policët.
“Unë dhe Katerina ziheshim shpesh. Pak kohë më parë u largova nga shtëpia dhe mora me qira një apartament tjetër në zonë. Ditët e fundit jemi përpjekur të pajtohemi. U ktheva në shtëpi, por gjithçka shkoi keq. Kisha dalë më herët, piva dhe u ktheva në shtëpi. U grindëm sërish, mora thikën dhe e vrava”, ishin fjalët e para që kuzhinieri tha para policëve.
Sipas burimeve 55-vjeçari ishte dehur dhe në debat e sipër me të shoqen ka tentuar ta mbysë atë me duar, dhe më pas ka marrë thikën e kuzhinës, ku dhe e ka vrarë.