PD ka vendosur që deputetët e saj të mos shkojë më mbledhjet e komisioneve parlamentare.
Kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi me anë të një mesazhi dërguar deputetëve thekson fillimisht se asnjë deputet nuk duhet të mungojë nesër në mbledhjen e grupit të PD-së.
Sakaq, në pikën e dytë Bardhi jep ultimatum për të gjithë deputetë që nuk do të shkojnë më në mbledhjet e komisioneve parlamentare në Kuvend.
Ky vendim bën me dije Bardhi në mesazhin e tij, vjen pasi mazhoranca ka pamundësuar funksionimin normal të jetës parlamentare duke i mohuar opozitës disa të drejta themelore kushtetuese.
NJOFTIM I RËNDËSISHËM:
1. Nesër, e hënë, datë 10.11.2025, në mbledhjen e Grupit Parlamentar, ora 12:30, NUK duhet të mungojë askush!
2. Nesër, e hënë, derisa të jetë mbledhur dhe të ketë vendosur grupi parlamentar, ASNJË deputet NUK MERR PJESË në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare. Ky do të jetë një reagim i përkohëshëm i grupit parlamentar nisur nga situata e krijuar në senacën e fundit, derisa Grupi Parlamentar të ketë diskutuar dhe marrë një vendim final. Pra, nesër NUK shkojmë në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare.
Ju falenderoj shumë! Shihemi nesër në mbledhje!
Kryetari
Gazment Bardhi
