Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 16 persona nga COVID-19, ndërsa janë konfirmuar 602 raste të reja nga 3077 testime të kryera.
Viktimat janë regjistruar; 7 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Prrenjasi, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 41-78 vjeç.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 620 pacientë, 37 në terapi intensive, nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 761 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 78,259 që nga fillimi i epidemisë.