Foto Ilustruese
Ukraina ka marrë në kontroll disa vendbanime në rajonin e Luhansk, të cilat kanë qenë në kontrollin e forcave ruse, shkruan CNN.
“De-okupimi i rajonit të Luhansk tashmë ka filluar zyrtarisht,” tha kreu rajonal Serhiy Haidai në një mesazh në Telegram.
“Disa vendbanime, që kanë qenë në kontrollin e forcave ruse tashmë janë çliruar”, tha Serhiy Hayday, kreu i administratës ushtarake ukrainase të rajonit të Luhansk.
Pas rimarrjes së qytetit kyç lindor të Lyman, në rajonin e Donetskut, gjatë fundjavës, forcat ukrainase kanë vazhduar kundërsulmimin e tyre, duke përparuar në rajonin e Luhanskut.
BREAKING:
Ukrainian troops have liberated Hrekivka in the Luhansk region.
It means that the Ukrainian counteroffensive has now reached the Luhansk region and is back in every region of the country.
How are your annexation plans going Putin? pic.twitter.com/zZDisZlp1B
— Visegrád 24 (@visegrad24) October 5, 2022
Rusia kontrollon pothuajse të gjithë rajonin e Luhanskut. Forcat ukrainase çliruan fshatin Bilohorivka në Luhansk në fund të shtatorit. Hayday u kërkoi banorëve që u larguan nga shtëpitë e tyre në fillim të këtij viti të mos kthehen.
“Unë do të doja t’u bëj thirrje të gjithëve. Mos u ktheni, ne do t’ju njoftojmë se kur dhe ku saktësisht mund të ktheheni. Sepse është e nevojshme që Forcat e Armatosura të Ukrainës të përparojnë më tej në vijën e frontit. Territori duhet të çminohet,”tha ai.
Ai gjithashtu u bëri thirrje banorëve në zonat e pushtuara të Luhansk që të përpiqen të qëndrojnë larg vijës së frontit, ose të qëndrojnë në strehimore.
Futja dhe avancimi në territorin e rajonit të Luhanskut, krahas fitoreve në aspektin ushtarak kanë një rendësi të veçantë për Ukrainën pasi pak ditë më parë ai u aneksua nga Rusia dhe tashmë sipas rusëve është territor i Federatës së Rusisë. Nisur nga kjo, krerët e shtetit rus deklaruan se do të përdornin çdo mjet për mbrojtjen e territoreve ruse, përfshi edhe armët bërthamore.