Ukraina thirrje Turqisë: Sekuestroni anijen ruse, na kanë vjedhur grurin

Ukraina i ka bërë thirrje Turqisë që të sekuestrojë një anije me flamur rus, e cila po lundron aktualisht në brigjet turke.

Sipas autoriteteve ukrainase anija ruse po transportin grurin që ka vjedhur nga zonat e pushtuara  në Ukrainë.

Ukraina akuzon Rusinë për vjedhje të grurit, raporton BBC.

Lajmi për nisjen e anijes nga Berdyansk u njoftua në Telegram nga Yevhen Balytskyi, i cili së fundmi u emërua nga Rusia si guvernator i zonave të pushtuara të Zaporizhzhia./albeu.com