Ukraina: Sulmet kibernetike nga hakerat rusë janë trefishuar vitin e kaluar

Ukraina ka pësuar një rritje të trefishtë të sulmeve kibernetike gjatë vitit të kaluar. Hakerimet ruse në dusa raste janë përdorur të kombinuara me sulmet me raketa sipas një figure të lartë në agjencinë e sigurisë kibernetike të vendit.

Sulmet nga Rusia shpesh kanë marrë formën e një malware shkatërrues, që fshin disqet, tha Viktor Zhora, një figurë kryesore në agjencinë SSSCIP të vendit , dhe “në disa raste, sulme kibernetike mbështesin efektet kinetike”.

Komentet e Zhora erdhën teksa ai vizitoi Qendrën Kombëtare të Sigurisë Kibernetike të Londrës (NCSC), një pjesë e GCHQ, ku ai dhe kolegët ukrainas do të diskutonin se si të punonin së bashku për të trajtuar kërcënimin rus.

Duke i mirëpritur ata, Tom Tugendhat , ministri i Sigurisë i Mbretërisë së Bashkuar, tha se lufta “kundër barbarizmit rus shkon përtej fushëbetejës” dhe terrorit të shkaktuar mbi civilët.

“Ekziston kërcënimi real dhe i vazhdueshëm i një sulmi kibernetik rus mbi infrastrukturën kritike të Ukrainës,” shtoi ai.

Një ditë më parë, SSSCIP publikoi një analizë të strategjisë kibernetike të Rusisë gjatë luftës deri më tani, e cila arriti në përfundimin se sulmet kibernetike në infrastrukturën energjetike të Ukrainës vjeshtën e kaluar ishin të lidhura me fushatën e saj të bombardimeve të vazhdueshme.

Rusia nisi “sulme të fuqishme kibernetike për të shkaktuar një ndërprerje maksimale” më 24 nëntor, thuhet në raport.

Hakerat e armikut kryen 10 sulme në ditë kundër “infrastrukturës kritike” gjatë nëntorit, sipas agjencisë vendase të spiunazhit SBU të Ukrainës, pjesë e përpjekjes më të gjerë për të lënë miliona pa energji elektrike në mes të temperaturave në rënie.

Sulmet kibernetike u koordinuan gjithashtu me “operacionet informative-psikologjike dhe propagandistike” ruse, tha SSSCIP, që synonin “të zhvendosnin përgjegjësinë për pasojat të ndërprerjeve të energjisë tek autoritetet shtetërore të Ukrainës, qeveritë lokale ose bizneset e mëdha ukrainase”.

Hakerët rusë variojnë nga grupe ushtarake shumë profesionale, pjesë e kompleksit të sigurisë së Kremlinit, përmes bandave kriminale, që shpesh kërkojnë të fitojnë para, deri te të ashtuquajturit “haktivistë” pro-Kremlinit.

Ukraina duket se ka pasur njëfarë suksesi në trajtimin dhe kontrollimin e hakerave ruse dhe pro-ruse që përpara fillimit të luftës, megjithëse Kievi është ndihmuar nga një mbështetje e konsiderueshme nga perëndimi. Mbretëria e Bashkuar ka ofruar një paketë mbështetjeje prej 6.35 milion £, duke ndihmuar në reagimin ndaj incidentit dhe ndarjen e informacionit, plus harduerin dhe softuerin./Albeu.com/


Shtuar 19.01.2023 17:09