Ukraina planifikon sot operacion për të nxjerrë civilët nga fabrika e çelikut në Mariupol

Zyra e Presidentit Volodymyr Zelensky ka thënë se po planifikon një “operacion” sot për evakuimin e civilëve nga fabrika e çelikut Azovstal.

Qindra civilë besohet se janë të bllokuar në strehimore nën kompleksin, për të cilin Ukraina thotë se po bombardohet vazhdimisht nga forcat ruse.

Përpjekjet e mëparshme për të evakuuar njerëzit nga fabrika kanë rezultuar të pafrytshme, me Ukrainën dhe Rusinë që fajësojnë njëra-tjetrën./albeu.com