Ukraina para dhe pas lufte (FOTO LAJM)

Rusia vazhdon të avancojë pushtimin e saj në Ukrainë me sulme në disa qytete kryesore.

Ndërsa forcat ruse po i afrohen kryeqytetit, Kievit, disa sulme ajrore vdekjeprurëse në qytet tashmë kanë ndodhur.

Albeu.com më poshtë do t’ju sjellë disa foto të BBC-së që tregojnë sesi ka ndryshuar Ukraina para dhe gjatë lufte.

Blloku i apartamenteve më poshtë u godit nga një raketë ruse në orët e para të së shtunës së kaluar.

Qyteti i vogël i Irpin ndodhet 20 km në veriperëndim të Kievit dhe është gjetur në vijën e frontit midis forcave ruse dhe ukrainase gjatë javës së kaluar.

Ndërsa Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës në veri-lindje të vendit, ka qenë në qendër të bombardimeve intensive nga rusët.

Chernihiv, një qytet 120 km në verilindje të Kievit, është përballur gjithashtu me granatime të rënda ditët e fundit nga forcat ruse që pushtojnë nga veriu.


Shtuar 4.03.2022 13:10