Lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e saj të tretë dhe raportohet për qindra viktima dhe të plagosur.
E gjithë bota po dënon me forcë agresionin rus mbi fqinjib e saj perëndimor.
Personazhe të njohur por jo vetëm kanë shprehur indinjatën për atë që po ndodh përmes rrjeteve sociale. Mes shumë videove virale, njëra me dy ushtarë ukrainas që takohen me të dashurat e tyre, ka prekur shumë njerëz.
Videoja është shoqëruar me këngën e Ylli Limanit “Vonë”, një baladë prekëse. Mes shumë personave që e kanë shpërndarë këtë video është dhe Kourtney Kardashian. Ky detaj gjithashtu nuk i ka shpëtuar as Yllit dhe fansave të tij. Ai ripostoi në profilin e tij një story që postimit që bëri ylli me famë botërore./albeu.com/