Presidenti ukrainas Zelensky sapo ka postuar në Twitter duke thënë se ai ka zhvilluar bisedime në mëngjes me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson.
Ai bëri thirrje për sanksione më të forta dhe më shumë mbështetje, duke postuar në Twitter: “Ukraina ka nevojë për mbështetjen e partnerëve më shumë se kurrë”.
Held talks with ?? PM @BorisJohnson. Reported on the course of ??’s defense and insidious attacks on Kyiv by the aggressor. Today ?? needs the support of partners more than ever. We demand effective counteraction to the Russian Federation. Sanctions must be further strengthened.
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) February 25, 2022
Kryeministri tha se Mbretëria e Bashkuar ishte e gatshme për Ukrainën dhe ishte “plot admirim” për guximin e forcave të saj.
Dyshja diskutuan sanksionet ndaj Rusisë dhe mbështetjen praktike për qeverinë ukrainase, shkruan BBC.
Presidenti Zelensky i tha kryeministrit se kishte pasur humbje të mëdha nga pala ukrainase, por humbje të mëdha i ishin shkaktuar edhe Rusisë.
Presidenti Zelensky u kërkoi gjithashtu udhëheqësve perëndimorë të inkurajojnë protestat kundër luftës në Rusi.
Johnson premtoi të bëjë “gjithçka që mundet”. Kryeministri i tha udhëheqësit ukrainas: “Njihni këtë Volodimir, ne besojmë se Putini do të dështojë dhe ky është tani një objektiv kryesor i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar”. /albeu.com