Ukraina bën thirrje për armëpushim rreth Çernobilit mes frikës nga rrezatimi

Ministri i Jashtëm i Ukrainës po bën thirrje për një armëpushim rreth termocentralit bërthamor të Çernobilit, duke paralajmëruar se rrezatimi mund të rrjedhë nëse ndërprerja e energjisë elektrike vazhdon.

Ai tha se i vetmi rrjet elektrik që furnizon centralin dhe objektet e tij bërthamore, i cili është i pushtuar nga ushtria ruse, është dëmtuar dhe kërkoi një armëpushim për të lejuar njësitë e riparimit të rivendosin energjinë.

Dmytro Kuleba tha gjithashtu në Twitter se “gjeneratorët rezervë me naftë kanë një kapacitet 48-orësh” për të furnizuar objektin.

“Pas kësaj, sistemet e ftohjes së objektit të magazinimit të karburantit bërthamor të shpenzuar do të ndalojnë, duke bërë që rrjedhjet e rrezatimit të jenë të pashmangshme”.

Megjithatë, mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së tha se “nuk sheh asnjë ndikim kritik mbi sigurinë” mbi humbjen e energjisë në Çernobil.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) shtoi se termocentrali ka ujë ftohës “të mjaftueshëm” për karburantin e harxhuar bërthamor.


Shtuar 9.03.2022 15:53