Udhëtonte me presidentin iranian, kush ishte imami që i mbijetoi rrëzimit të helikopterit

Kanë dalë në dritë detaje nga rrëzimi i helikopterit, ku udhëtonte presidenti Raisi dhe ministri i Jashtëm i Iranit.

Një ndër personat që e shoqëronte në udhëtim presidentin, ishte Imami i namazit të Xhumasë së Tabrizit.

Sipas Mohammad Nami, kreut të Agjencisë së Menaxhimit të Krizave të Iranit, Al-Hashem, mbijetoi për një orë pas rrëzimit.

Madje ka tentuar të sigurojë ndihmë, duke kontaktuar edhe me zyrën e presidentit.

“Nuk nevojiteshin teste të ADN-së për të identifikuar pasagjerët”, thotë Nami.

Në total, nëntë persona përfshirë ekuipazhin e fluturimit, u vranë në rrëzimin e helikopterit.


Shtuar 20.05.2024 13:59