Një sherr me pasojë plagosjen ka ndodhur në Itali ku autor është një i ri shqiptar,
Një sherr i momentit bëri që një 28-vjeçar të godiste me thikë një shtetas italian.
Mediat e huaja raportojnë se gjendja e 35-vjeçarit italian është e rëndë.
Ngjarja ndodhi në Firence, ku dy djemtë filluan të debatonin për një vajzë. I riu shqitar nuk u përmbajt dhe e goditi me thikë në sy të vajzës italianin.
Policia ka arrestuar 27-vjeçarin dhe bën të ditur se diskutimi mes palëve ka qenë për arsye sentimentale. Të dy djemtë kanë qenë të ftuar në festën e së njëjtës vajze, për të cilën janë konfliktuar.