U zunë për një tavolinë, kjo është mësuesja e gjimnazit që u përfshi në sherrin me armë

Detajet të reja janë zbardhur nga sherri mes mësueseve në Tiranë ku të dyja janë pezulluar nga puna. Personi që po shikoni është foto është Domenika Toptani, një nga mësueset e gjimnazit “Zako Çajupi” që u përfshi në konfliktin e ndodhur një ditë më parë.

Toptani tashmë është pezulluar nga puna pas sherrit me kolegen e saj Elida Qenani, pas vendimit të marrë nga Zyra vendore e Arsimit Parauniversitar në Tiranë..

Ngjarja:

Konflikti nisi për një tavolinë në lokal. Konflikti nisi fillimisht mes dy mësueseve, 46 dhe 53-vjeçe, pak para nisjes së mësimit, në lokalin që ndodhet përballë shkollës. Pas sherrit mes mësuesve në vendin e ngjarjes mbërritën pesë persona, një prej tyre kishte armë zjarri.

Edmond Faja qëlloi dhe në ajër me armë, por tashmë është vënë në pranga. Elton Kasaj, Ndriçim Qefalia dhe Laert Duro janë proceduar në gjendje të lirë. I vetmi person që është shpallur në kërkim është Alvaro Toptani, i cili u largua nga vendi i ngjarjes pas konfliktit. Në spital ndodhet Enea Kovaçi, i cili u plagos gjatë konfliktit. Edhe mësuesja tjetër Elida Qenani është pezulluar nga puna.