Dy ditë më parë 29-vjeçari Demokrat Medinaj, masakroi 31 herë me thikë bashkëshorten Irvana Medinaj e cila ishte shtatzënë duke e lënë të vdekur në vend.
Kjo ngjarje shokoi opinionin publik ndërsa kanë folur edhe familjarët e viktimës.
Nga ana tjetër, familjarët e viktimës janë shprehur se çifti i të rinjve nuk ka pasur ndonjëherë mosmarrëveshje apo probleme familjare. Ata gjithashtu kanë përjashtuar mundësinë që Demokrat Medinaj të ketë pasur probleme mendore. Sipas tyre, ai ishte nevrik, por jo i sëmurë mendor.
“Irvana ishte shumë e ndrojtur dhe asnjëherë nuk na ka folur për konflikte. Ata u martuan para 9 vjetësh me lajmësi dhe jetonin mirë. Lajmin për vdekjen e saj në fillim na e dhanë duke na folur për vdekje aksidentale, por pastaj mësuam rrethanat e vërteta të ngjarjes. Dhëndri sillej mirë me ne dhe me vajzën. Policia ta zbardhë arsyen, sepse edhe ne jemi të pikëlluar që nuk dimë si na iku kështu vajza në lule të rinisë”, tha mes lotësh babai i saj.