U zhduk një ditë më parë në Tiranë, gjendet në Portin e Durrësit 11-vjeçari

Vogëlushi Dritan Dema vetëm 11-vjeç, i zhdukur që nga dita e djeshme në zonën e Freskut në Tiranë, është gjetur këtë të martë në portin e Durrësit.

Sipas raportimeve në media, ka qënë mamaja e djalit ajo e cila ka deklaruar se është njoftuar nga vëllai i saj për gjetjen e të miturit. Nuk dihet se si i mituri ka përfunduar në Portin e Durrësit.

Kujtojmë që 11-vjeçari u pa për herë të fundit ditën e djeshme pranë shkollës “Androkli Kostallari” dhe, sipas informacionit paraprak, nuk është paraqitur në orët e mësimit.

Mamaja e tij bëri denoncim në polici, ndërsa fotoja e djalit iu dorëzua efektivëve për identifikim. Policia vijon hetimet për rrethanat e zhdukjes së djalit.


Shtuar 3.03.2026 12:58