Kanë dalë detajet e para të vrasjes së një 28-vjeçari shqiptar në Belgjikë.
Sipas burimeve, i dyshuari kryesor për vrasjen e tij është vjehrri. Mediat belge shkruajnë se Stephane V., 55 vjeç është arrestuar herët në mëngjes pas vrasjes së Ilir S.
Të lidhura
None found
Ai mohon të ketë qëlluar mbi babanë e nipit të tij, por hetuesit mendojnë ndryshe.
“Ne nuk kemi shkuar mirë, por nuk e kam vrarë unë”, ka deklaruar ai.
55-vjeçari është sjellë para gjykatës pasditen e sotme dhe është arrestuar. “Tani duam një analizë të gjurmëve të barutit sa më shpejt të jetë e mundur”, tha avokati i tij Bram Elyn. /albeu.com/
