19 vjeçari Grei Bihuci mbeti i vrarë paraditen e së hënës në qendër të qytetit të Fierit, pas një sherri me 18 vjeçarin Florian Muka.
Mësohet se 19 vjeçari ishte nxënës i shkollës profesionale “Petro Sota” në degën TIK. Sipas raportimeve, ai ka bërë vetëm dy orë mësim dhe i la lënë orët e tjera.
Pasditeve punonte si kamarier në një pastiçeri pranë vendit të ngjarjes.
Ai ishte nga Fieri dhe prindërit mësues. Sakaq, më herët policia e Fierit njoftoi se i plagosur ka mbetur edhe një 20 vjeçar, i cili ka ndërhyrë për të shuar konfiktin mes të rinjvëe. Ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën./albeu.com