Një makinë është gjetur në Shkopet, Mat, i rënë nga një lartësi prej 60 metrash nga rruga.
Fillimisht u deklarua se ishte një aksident por sipas policisë makina është një mjet i vjedhur në Krujë, dhe brenda makinës nuk ka persona.
Dyshohet se ka më shumë se 3 ditë i hedhur në lumë.
Automjeti mund të jetë hedhur nga lartësia për të fshehur ndonjë gjurmë, por pritet vlerësimi i ekspertëve për të dhënë informacion nëse kemi të bëjmë me një rast të tillë.