U tërhoq nga gara në Festivalin e Këngës, Samanta Karavella tregon arsyen e vërtetë

Festivali i 62-të Këngës është afër. Teksa po presim të marrim vesh kush do të na përfaqësojë në “Eurovision”, disa prej artistëve janë tërhequr nga gara. I fundit ishte Sardi Strugaj.

Një prej tyre ka qenë dhe Samanta Karavella. E ftuar në “Më lër të flas”, ajo ka treguar dhe arsyen e vërtetë pse ka vendosur të tërhiqet nga gara.

“Ka pasur spekulime dhe nuk doja ta cekja. Publiku  e ka pritur rikthimin tim. E vërteta është se kënga që kisha zgjedhur ishte ritmike e bukur, por nuk m’u lejua performanca dhe u tërhoqa”, ka thënë ajo. Kujtojmë se para disa ditësh Samanta publikoi këngën e saj më të re “U pa” e cila është bërë virale edhe në rrjetin social në “TikTok”.


Shtuar 3.12.2023 08:28