U shtri barkas nga “Anti-droga”, gazetari pas dëshmisë së Prokurori: Të vendoset drejtësi

Pas dëshmisë në Prokurorinë e Tiraës, gazetari “Neës 24” që u shtri në tokë nga efektivët e policisë gjatë një operacioni anti-drogë në Tiranë”, është pronocuar për mediat.

Gazetari Ergys Gjeçaj ka thënë pas dëshmisë: “ “U thirra nga ana e Prokurorisë për të dhënë dëshminë time përsa i përket ngjarjes së djeshme. Unë kreva detyrën time dhash dëshminë time duke treguar të gjithë dinamikën e ngjarjes po ashtu dhash edhe dy videot e regjistruara nga aparati im celular dhe apeloj që institucionet e drejtësisë të hedhin dritë mbi ngjarjen dhe të vendosin drejtësi”, tha Gjençaj.

Prokuroria do marrë në pyetje edhe 5 efektivët e policisë që u përfshinë në këtë incident./albeu.com


Shtuar 28.07.2021 12:15