U shpëtoi prangave në 2019, arrestohet shqiptari sapo zbret në aeroport

Policia italiane ka vënë në pranga një shqiptar në kërkim i cili i kishtë shpëtuar arrestimit në shkurt të 2019 në një operacion ku u arrestuan 22 persona.

Mediet fqinje shkruajnë se i arrestuari është Arbër Kojku, 29 vjeç dhe mbërriti në aeroportin Fiumicino me një fluturim të drejtpërdrejtë nga Tirana.

I riu, të cilit i është dhënë urdhri i paraburgimit të lëshuar nga Giv Livorno, përgjatë këtyre dy viteve ishte vdendosur në Shqipëri.

Operacioni në vitin 2019 kishte bërë të mundur shpërbërjen e një trafiku të paligjshëm të drogës në provincat e Livorno dhe Pisa.

29-vjeçari besohet të jetë një nga rojet e magazinës ku grupi kriminal nën hetim fshehu drogën: një kontejner në një zonë bujqësore në San Giuliano Terme.

Po në këtë vend, në 20 Mars 2018, Karabinierët gjetën 80 kg marijuanë, të depozituara në pritje të tregtimit të saj në tregun Labronian.

Për më tepër, grupi kriminal shqiptar ishte kanali i furnizimit për dy trafikantë me origjinë Napolitane që banonin në ishullin Elba.

Ky i fundit, që i përkiste familjes Tommaselli vepronte në rrethin napolitan të Pianura dhe u vendos kohët e fundit në Campo nell’Elba, bleu drogën nga të dyshuarit shqiptarë dhe e shiti atë në sheshin e dyqaneve Elban.

Në më shumë se 2 vjet hetime, Karabinierët kishin sekuestruar mbi 126 kg marijuanë, më shumë se 5 kg hashash dhe rreth 200 gram kokainë. Arbër Kojku është dërguar në burgun e Perugia.

 


Shtuar 13.05.2021 16:12