U shpall hero pasi shpëtoi foshnjën që po mbytej, flet deputeti shqiptar në Suedi: Doja vetëm t’i jepja oksigjen

Deputeti shqiptar i Suedisë, Adnan Dibari është shpallur hero në Malin e zi pasi shpëtoi një foshnjë nga mbytja.

Ai rrëfeu se ishte rastësisht në atë moment në rrugë, kur foshnja ishte mbi ujë, ndërsa gjyshja e tij ishte mbytur.

Dibrani ka treguar momentet dramatike kur nxori nga uji i lumit Moraça foshnjën.

“Po e mbante sipër uji. Nuk e di çfarë kam bërë, nuk e di si, por fëmija ka shpëtuar, kur doli uji nga atëherë hapi sytë. Shkova shpejt për tek ambulanca, ne na u duk koha e një jete, janë minuta, kur e kam parë atë gruan, një minutë kemi parë çfarë po bëhej, ka bebe apo kukull. Kur ka nisur të jepte zë, doja vetëm t’i jepja oksigjen, në atë moment nuk kam menduar asgjë. Kam folur me qeverinë në Mal të Zi, me kreun e parlamentit, ende nuk kam komunikuar me prindërit, më kanë treguar se si është puna. Është djalë, ka dy muaj, deri tani po shpresojnë që mos të ketë marrë lëndime”, tha Dibrani për “Shqipëria Live”.

Dibrani ishte në Podgoricë si pjesë e misionit vëzhgues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ditën e zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi.

Adnan Dibrani që është nga Mitrovica dhe ka migruar në Suedi në vitin 1992. Ai është deputet i Parlamentit të Suedisë nga radhët e Socialdemokratëve./Albeu.com/


Shtuar 21.03.2023 14:44