Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, i bëri thirrje SHBA-së dhe Iranit që të vazhdojnë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve përmes dialogut dhe negociatave.
Ai kërkoi gjithashtu hapjen sa më të shpejtë të Ngushticës së Hormuzit, duke theksuar rëndësinë e rikthimit të lirisë së lundrimit në rajon.
Të lidhura
None found
Lidhur me luftën në Ukrainë, Wang Yi tha se Kina dhe SHBA-ja janë të gatshme të vazhdojnë komunikimin mes tyre.
Sipas tij, të dy vendet kanë rënë dakord të krijojnë komitete për tregtinë dhe investimet. Palët do të shqyrtojnë edhe shqetësimet reciproke për aksesin në tregun e produkteve bujqësore.
Ai shtoi se Kina dhe SHBA-ja synojnë forcimin e tregtisë dypalëshe përmes uljes reciproke të tarifave doganore.
Ndërkohë, sipas agjencisë kineze Xinhua, presidenti kinez Xi Jinping pritet të vizitojë SHBA-në gjatë vjeshtës.
