Kërkon të formojë qeveri të pakicës, kryeministri malazez shkarkon Dritan Abazoviçin (FOTO LAJM)

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapić ka njoftuar se i ka dorëzuar Kuvendit të Malit të Zi një iniciativë për shkarkimin e zëvendëskryeministrit të deritashëm Dritan Abazoviç.

Në vend të Abazoviç, ai ka propozuar ministrin e Financave Milojko Spajiç për zëvendëskryeministër të ri në Qeverinë e Malit të Zi.

“Për një Mal të Zi të shëndetshëm”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Kujtojmë se Abazoviç ka ndërmarrë një iniciative për krijimin e një qeverie të re të pakicës në shtetin fqinj.

Ndërkohë mbetet për tu parë nëse Abazoviç do të arrijë të bëhet kryeministri I tretë shqiptar në rajon./albeu.com/


Shtuar 19.01.2022 20:35