U shanë e për pak u rrahën në Kuvend, Erion Braçe dhe Salianji rruhen dhe qethen bashkë (FOTO LAJM)

Sherri i deputetëve Ervin Salianji dhe Erion Braçe në Kuvend, habiti jo pak kolegët e tyre dhe qytetarët të cilët nuk I kishin parë politikanët në situata të tilla.

Në pak sekonda, debati mes tyre agravoi dhe të dy u nisën drejt njëri tjetrit për “t’u sqaruar fizikisht”. Nëse nuk do të ishte garda, u duk sikur mes tyre do të kishte një sherr vërtet të madh.

Por pavarësisht debateve, ofendimeve dhe sherreve deri fizike, Salianji dhe Braçe kanë një pikë të përbashkët që i bën ata “bashkë”.

Si duket, dy politikanët ndajnë bashkë berberin e tyre, i cili nuk ka ngurruar të postojë në rrjetet sociale fotot e të dyve.

“Këtu tek ne, nuk zihen kurrë. Parlamenti i ka fajet, ose ndoshta kanë ‘frikë’ nga gërshërët #DitaEPaqes”- shkruan berberi në Instagram.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një takim mes tyre por nga bluzja e veshur e berberit të bën të mendosh se të paktën ka qënë e njëjta ditë.

Por nuk është çudi pasi nuk është hera e parë që politikanë “armiq” në Kuvend, dhe miq shumë të mirë jashtë këtij institucioni. /albeu.com/


Shtuar 17.11.2021 12:41