U rizgjodh President, Rama uron Macron: Të mirëpresim së shpejti në Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka uruar fitoren Presidentit të rizgjedhur të Francës Emmanuel Macron.

Rama thotë në postimin e tij në “Twitter” se mezi pret Macron për një vizitë në Shqipëri.

Postimi i Edi Rama:

Sapo e kam uruar Presidentin e rizgjedhur të Francës, Emmanuel Macron, të cilin uroj që së shpejti ta mikpresim në Shqipëri në vizitën e parë të një kreu të shtetit francez në vendin tonë/albeu.com

 


Shtuar 24.04.2022 21:11