Ndërpritet votimi për zgjedhjen e kreut të PD në Malësi të Madhe, thyhet kutia e votimit

Malësia e Madhe ka ndërprerë proçesin e votimit për kreun e ri të PD.

Sipas burimeve shkak i ndërprerjes është se kutia e votimit është thyer.

Kandidatët pretendojnë për fryrje të listave dhe votim masiv pa qenë anëtarë të Partisë Demokratike. Ka akuza për votim edhe nga pjesëtarë të administratës së Bashkisë Malësi e Madhe./albeu.com

Shtuar 25.04.2022 17:48