Ditën e sotme Vlora u trondit nga një atentat i cili i mori jetën një 40-vjeçari.
Viktima është shtetasi Bledar Birçajt, dhe sipas informacioneve u ekzekutua me 7 plumba ditën e sotme në Vlorë.
Birçaj kishte vetëm tre javë në Shqipëri prej kthyer nga Spanja.
Atentati ndaj tij ndodhi në lagjen “Hajro Çakërri”, ku 40-vjeçari po lëvizte me makinën tip BMW dhe i dolën në pritë.
Pasi u qëllua me breshëri kallashnikovi, Bledar Birçaj u dërgua me urgjencë në spital, por nuk ia doli t’i mbijetonte plagëve të rënda dhe ndërroi jetë. /albeu.com/