Simon Miraka ka marrë edhe votat e maxhorancës për të qenë kandidat për anëtarë i Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentat e ish-sigurimit të Shtetit (AIDSSH).
Emrat kaluan me shumicë votash dhe ajo që hapi debat është se Simon Miraka ishte propozuar me firmën e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Sipas deputetit të Partisë Demokratike, kjo është një shenjë që Berisha e maxhoranca janë bashkë, pavarësisht betimit se Partia Socialise nuk do të mbështeste kurrë një kandidatutë që vinte nga non-grata. Bardhi e konsideroi të pafytyrë maxhorancën dhe përgjigjen e mori nga Klotilda Bushka. Kjo e fundit i kërkoi të bënte verifikimet pasi Miraka kishte marrë edhe firmën e deputetëve të tjerë të opozitës.
Kryetarja e Komisionit të Ligjeve akuzoi deputetin e Partisë Demokratike, Gazment Bardhin edhe për vrasjen në Elbasan. Gjatë mbledhjes, Bushka i kërkoi Bardhit që të mos gjejë të meta te Partia Socialiste për të cilën akoma thotë se nuk kanë fituar zgjedhjet edhe pas vendimit të KQZ-së. Bardhi iu përgjigj sërish duke i thënë se ai nuk merret me organizata kriminale.
Me shumicë votash, kandidatët që do ti kalojnë Kuvendit për votim janë:
Altin Hoxha
Gentian Sula
Simon Miraka
Albert Nikolla
Ndërkohë që u rrëzuan kandidaturat e:
Marcel Hilës
Besim Ndregjonit.
Gjergj Markut
Skender Vrionit