Vali Corleone, dje ‘pushtoi’ mediat me lajmin se ishte plagosur nga e dashura e tij 22-vjeçare. Ai sot ka dalë ga spitali dhe ka thyer heshtjen duke folur për herë të parë për ngjarjen.
Corleone pohoi se ishte plagosur nga vajza, pasi ai vetë i kishte kërkuar që ta gjuante.
“Po jam i plagosur nga vajza që e kam rritur vet dhe që e kam si qik e imja, dhe e kam si qik timen absolutely. Më ka gjuajtur me pistoletë me plumb në këmbën e djathtë sepse kemi qenë duke lozur një lojë të Casinos që quhet Barbut dhe kush humb në lojë do e han një plumb në këmbë… Dhe në këtë lojë me bast me vdekje ndoshta dhe pastaj humba unë dhe i thashë qikës më gjuaj tani! Ajo më tha ‘jo babi nuk mundem’, unë i thashë më gjuaj se jam King, kemi luajtur me bast kështu dhe do zbatohet po nëse nuk më gjuan atëherë do të gjuaj unë ty për shkaqe që nuk zbaton rregullat e bastit të lojës, më kuptove qika ime e vogël jam babi yt, kingu më gjuaj shpejt fire. Dhe qika duke i ra lotët më gjuajti në këmbë plumb 9 mm dhe pastaj kam pas shumë gjakderdhje, por faleminderit doktorave profesional me shumë shpejtësi ma shpëtuan jetën sepse isha duke vdekur nga gjakderdhja”, tha Vali për Express.
Mes të tjerash ai pohoi se tashmë ishte në shtëpinë e tij.
“Tani jam në shtëpi duke u shëruar, kam dal nga spitali i Gjilanit ose i Italisë t’vogël!!”, tha Vali.