U plagos në Vlorë, kush është 38-vjeçari i dënuar për trafik droge e armësh

38-vjeçari Edison Begaj, i cili u qëllua me katër plumba në hyrje të banesës, nuk është emër i panjohur për drejtësinë.

Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar më herët formularin për deklarimin e pasurisë.

Edison Begaj rezulton të jetë subjekt i Aktit Normativ, pasi Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë e ka dënuar me 7 vite e 6 muaj burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e municioneve luftarake”.

Kujtojmë se 38-vjeçari u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e djeshme, ku edhe mbeti i plagosur në këmbë.

Begaj ndodhet në spital , ndërsa ende nuk dihen shkaqet e plagosjes së 38-vjeçarit.


Shtuar 30.05.2021 08:23