Një aksident trafiku i ndodhur në rrugën “Mlaki” në Gostivar ka lënë të lënduar shtatë persona, bëjnë të ditur nga MPB.
Të lidhura
None found
Sipas njoftimit, rasti është paraqitur më 6 korrik në ora 23:10 në Departamentin e Punëve të Brendshme në Gostivar. Në përplasje janë përfshirë një “Citroen Berlingo” që drejtohej nga R.J., 59 vjeç nga Gostivari, si dhe një “Seat Leon” me shofer O.R., 70 vjeç, po ashtu nga Gostivari.
Lëndime të rënda kanë marrë të dy drejtuesit e automjeteve, por edhe udhëtarët M.S. (64), Z.I. (45) dhe S.R. (60). Të gjithë ata janë dërguar për trajtim në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” në Shkup.
Ndërkaq, edhe pasagjerët D.P.G. (59) dhe P.A. (54) kanë pësuar lëndime dhe atyre u është bërë diagnostikimi në Qendrën Mjekësore në Gostivar.
Këqyrjen e vendit ku ndodhi aksidenti e ka kryer një ekip i DPB-së në Gostivar.
