Gjykata e Tiranës ka hequr masën e sigurimit “pezullim nga detyra” ish- zëvendës drejtorit të OFL Artan Shkëmbi.
Gjykata ka konstatuar shuarjen e masës për shkak të përfundimit të afatit 6 mujor. Shkëmbi u hetua fillimisht nga SPAK për “korrupsion” dhe “nxjerrje sekreti hetimor”.
Tre javë më parë dosja i kaloi për kompetencë Prokurorisë së Tiranës, pasi rezultoi se nuk ka “korrupsion”.