U përpoq të kalonte kufirin me test Covid-i të rremë, arrestohet 31-vjeçarja shqiptare në Greqi

Një 31-vjeçare me origjinë shqiptare ka tentuar të kalojë kufirin me test Covid-19 të rremë, por u arrestuar nga policia greke. Ajo u arrestua të martën pasdite në Evzoni, Kilkis, kufiri grek me Maqedoninë e Veriut.

31-vjeçarja paraqiti në polici një certifikatë negative diagnostikimi të COVID-19 false.

Tashmë kundrejt saj është ngritur një padi./albeu.com


Shtuar 30.06.2021 18:30