U përplas nga makina në aksin Elbasan-Librazhd, këmbësori dërgohet në spital në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Elbasan-Librazhd.

Mësohet se makina ka përplasur një këmbësor. Ky i fundit është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Në vendin e ngjarjes ndodhet policia, teksa autoritetetpo punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Shtuar 5.06.2023 13:46