Në studion e emisionit “Me Zemer të Hapur”, të gazetares Evis Ahmeti, u trajtua sërish historia e përdhunimit të Erës, e cila asaj kohe ishte vetëm 12-vjeç.
Historia e Erës është një nga ato që dhemb deri në shpirt. Ajo ishte vetëm 12 vjeç, kur u abuzua dhe dhunua seksualisht. Sot Era është 19 vjeçe dhe ankthi dhe frika nuk iu larguan kurrë nga vetja. Ajo është një vajzë plot ëndrra, ku dhimbjen e saj e ka ruajtur në fletët e ditarit, ku sot ato janë shndërruar në poezi.
“Njollë Mbi Emrin Tim” e quan librin e saj të pare Era! Ajo çjerr vërtetësinë e shpirtit të mbytur në padrejtësitë që iu bënë. Në transmetimin e të premtes së javës së shkuar, Era rrëfeu kalvarin e gjatë të një jete plot dhimbje e padrejtësi, e ndërsa sot ajo ishte sërish në studio, pasi vazhdon të dhunohet psikologjikisht nga ky person që dikur e abuzoi dhe e dhunoi, i cili mesa duket ende nuk dëshiron ta lere te qetë.
Era: Të gjitha kēto ditë unë kam pasur një ngarkesë të madhe për shkakun se dola në transmetim. As familja ime nuk më mirpriti, nëna ështê akoma duke gjykuar faktin që jemi akoma me turp. Babi u keqkuptua sepse tha pse e tregove nē emision qē ishte ulur të darkonte me babain e abuzuesit.
Por unë babit dua ti them se e dua shumë dhe e kam falur edhe për këtë gjykim sepse ai është babai im. Agresori nuk më ka lenë kurre rehat, ai gjithmonë ka hapur adresa fallco, ku më ka komentuar apo shpërndare foto në rrjetet sociale.
Agresori më shan dhe më akuzon, mē ofendon familjen, motrën time të vogël. Ai më kërcënon për motrën e vogël, shprehet që “do vij të djeg me gjithë banesë”. Nëna e agresorit dikur më merrte në telefon dhe më thoshte do të vëmē flakën po nuk hoqe denoncimin. Ai vazhdon të më kërcënoj me fjalët më fyese që ekzistojnë, mendoj se është momenti policisë tani. Ai më ka thënë gjëra të cilat nuk janë etike, më përmend aktin që kreu me mua, është e dhimbshme, më rikthen atë tmerr që nuk di çfarë të veproj.