Sot, ish-kryebashkiaku i Kajavës, Elvis Roshi është paraqitur në SPAK.
Pas më shumë se një ore në ambientet e prokurorisë së Posaçme, ai ka dalë, por ka refuzuar të flasë para mediave.
“Për çfarë u thirrët në SPAK? “ishte pyetja që iu drejtua, por ai refuzoi të përgjigjej, duke mbuluar fytyrën me çadër.
Mësohet se ish-zyrtari ka shpjeguar përpara hetuesve në lidhje me një çështje të çelur për abuzime me tendera në kohën kur ka drejtuar Bashkinë e Kavajës.
Sipas News24,është çelur një hetim për tenderat në kohën kur ai drejtonte këtë bashki. Në kuadër të këtij hetimi të çelur ka dhe të tjerë zyrtarë dhe ish-zyrtarë që po merren në pyetje për të pasur rezultate konkrete.
Roshi është një ish-kryebashkiak kontrovers, pasi ka qenë një ndër zyrtarët që është shkarkuar pas shkak të ligjit të dekriminalizimit./albeu.com