U njohën në Facebook, arrestohen shqiptarët që përdhunuan 19-vjeçaren në Athinë

Policia greke ka vënë në pranga dy 20-vjeçarë shqiptarë pasi akuzohen për përdhunimin e një të reje, vetëm 19 vjeç, të cilën e njohën në Facebook.

Pasi tre të rinjtë u takuan, dy shqiptarët, të moshës 21 dhe 22 vjeç, e përdhunuan arë për tre ditë dhe më pas e braktisën në portin e Pireut.

Sipas mediave greke, pasi hoqën qafe 19-vjeçaren, dy të rinjtë vendosën që të shkonin me pushime në ishullin e Mykonos. Menjëherë, policia e Athinës në koordinim të plotë me një njësi të autoritetit portual të ishullit, arritën të identifikonin dhe të prangosnin dy shqiptarët sapo shkelën në ishull.

Ata do transportohen drejt Athinës për t’u përballur me akuzat e ngritura ndaj tyre. Ndërkohë nën akuzë dhe i shpallur në kërkim është edhe një shqiptar tjetër, 19 vjeç.

Vajza pretendon se dy shqiptarët i hodhën diçka në pije për t’i dobësuar rezistencën, ku sipas saj, duke përfituar nga kjo gjendje, ata arritën ta merrnin atë në banesë ku dhe e përdhunuan më pas për tre ditë me radhë.

 


Shtuar 26.06.2021 21:05