U ndihmua nga droni, 40-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu në Itali

Një i burgosur u arratis nga burgu i Teramos mbrëmjen e djeshme dhe aktualisht po kryhen kërkime në të gjithë Abruzzo.

“Një i burgosur me origjinë shqiptare, dyzet vjeç, është arratisur gjatë natës nga burgu i Teramos”, thotë Gennarino De Fazio, sekretar i përgjithshëm i policisë së burgjeve Uilpa.

“Nga sa mësojmë”, shton De Fazio, “ai kishte prerë hekurat e dritares së qelisë së tij në katin e tretë të ndërtesës dhe më duke përdorur një litar kishte ikur. Do të duhet kohë për të ndërtuar dinamikën e cila është ende e paqartë. Këtë herë fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, ndryshe nga sa ndodhi të enjten e kaluar me arratisjen e një të burgosuri tjetër nga spitali San Paolo në Milano, por nuk e kuptojmë se çfarë duhet të ndodhë tjetër për ministrin e Drejtësisë, Carlo Nordio”, përfundon sekretari.

Hipoteza e dronit 

“Dyshohet se mjetet e dobishme me të cilat i burgosuri shqiptar ka kryer arratisjen mbrëmjen e kaluar, janë siguruar me anë të një droni. Arratisja u zbulua vetëm ditën e sotme.

Mediet italiane bëjnë me dije se po shqyrtohen regjistrimet e të gjitha kamerave të IEVP Teramo për të kuptuar dinamikën e saktë të arratisjes së kryer nga i burgosuri shqiptar./Albeu.com


Shtuar 25.09.2023 18:50