Pak ditë më parë në mediat rozë u përhap me shpejtësi lajmi se Tea dhe Bearti i kishin dhënë fund romancës së tyre. Të dy fshinë nga Instagrami çdo foto që kishin me njëri-tjetrin (përveç fotos së biznesit) dhe tashmë nuk ndiqen më bashkë në rrjete sociale.
Lajmin e ndarjes e ka konfirmuar edhe vetë Bearti për “Express Rozë”.
Ndërkohë “Prive” ka mësuar se çfarë ka ndodhur mes dyshes gjatë udhëtimit për në Stamboll. Tea dhe Bearti udhëtuan para disa ditësh në Turqi, ku supozohej se do të festonin ditëlindjen e Teas, por kjo nuk ndodhi për shkak të debateve mes tyre
Burime për “Prive” kanë thënë se Tea dhe Bearti ishin shumë të lumtur gjatë kohës që kanë udhëtuar drejt Stambollit, por në kthim situata ishte ndryshe.
“Të premten në fluturimin e mëngjesit të shoqëruar nga motrat e tyre, Tea dhe Bearti janë parë përdore me njëri-tjetrin dhe dukeshin shumë të dashuruar. Në fluturimin e djeshëm të kthimit ata nuk e kanë folur asnjë fjalë, ndonëse biletat i kishin në ulëset ngjitur. Nga aeroplani, Tea dhe Bearti kanë dalë ndaras, Tea me motrën e saj dhe Bearti po ashtu me motrën e tij”, kanë thënë burimet.
Këtë periudhë Bearti ka qenë mjaft aktiv në rrjetet sociale dhe së fundmi siç duket ai i ka dërguar mesazhe të nënkuptuara ish-partneres së tij, Teas duke ndarë në InstaStory të tij një video të realizuar nga një faqe fansash e quajtur “Beart Tea”.
Nuk dihet nëse kjo është një përzgjedhje e rastësishme apo një sinjal i drejtpërdrejtë për Tean.