Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës për një oficer policie me detyrë Trup Shërbimi i Trafikut Interurban dhe Urban në DVP Fier
Raportohet se Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka kryer ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, e cila ka vendosur masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj oficerit të policisë Inspektor E.P., me detyrë Trup Shërbimi i Trafikut Interurban dhe Urban në DVP Fier, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Të lidhura
None found
Mësohet se ky procedim është ndjekur në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, pas dyshimeve se oficeri i policisë, Inspektor E.P. ka kryer veprime korruptive me drejtues automjetesh, duke mos i ndëshkuar me masë administrative.
