U mbulua gjatë raportimeve në Kabul, largohet nga Afganistani gazetarja e CNN

Clarissa Ward, korrespondentja e CNN në Afganistan e cila vazhdoi të mbulonte ngjarjet në rrugët e Kabulit për ditë edhe pas mbërritjes së talebanëve, u largua nga vendi mbrëmë.

Lajmin e ka bërë vetë ajo të ditur përmes një postimi në Twitter.

“Sapo zbritëm në Doha me ekipin dhe pothuajse 300 të evakuuar afganë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj, Forcave Ajrore Amerikane që na nxorrën jashtë dhe Katarit që na mirëpriti. Ne jemi fatlumë”, shkruan gazetarja.

Kujtojmë se Ward pas ardhjes së talebanëve u mbulua me hijab./albeu.com

 

 

 


Shtuar 21.08.2021 15:19