U la në burg për korrupsion, ish-kryebashkiaku i Lushnjës apelon vendimin e gjykatës

Ish-kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe i akuzuar nga SPAK për shpërdorim detyre ka apeluar vendimin e Shkallës së parë Anti-Korrupsion, e cila e la në burg Tushen, duke pranuar kërsën e SPAK që e akuzon atë për shpërdorim detyre. Nëpermjet avokateve të tij mbrojtës Tushe i është drejtuar Apelit, ku kërkon masë më të butë sigurie, pasi për të nuk ka prova që e implikojnë atë në abuzimin me tenderin për 240 milion lekësh, për rehabilitimin e kanalit vaditës.

Gjithashtu me kërkesë për masë më të bute sigurie Apelit i janë drejtuar edhe 10 vartësit e Tushes, të cilët u vunë në pranga rreth një javë më parë, pasi SPAK ka ngritur ndaj tyre tre akuza, atë të “Falsifikimit të dokumenteve”, shpërdorimit të detyrës” dhe “abuzimit me tendera publike”.  Nga hetimet e Prokurorisë së Posaccme, rezulton Fatos Tushe ka shpërdoruar detyrën në tre raste.

Përgjatë një viti hetimesh, SPAK pretendon se kryebashkiaku i Lushnjes, ka kryer shkelje jo vetëm për dhënien në favor të miqve tenderin prej 23 milionë lekësh. Sipas SPAK  ndonëse fituese u shpall ‘Euro Alb’, punimet për rehabilitimin e kanalit vaditës i kreu shoqëria e Ibrahim Lamit, i cili shfaqet shpesh në biseda dhe përgjime, si dhe etiketohet si ‘miku’ i kryebashkiakut.

Një tjetër episod  kundër ish kryebashkiakut lidhet me një telefonatë në të cilën një banor i kërkon ndihmë sepse një inspektor i kishte pezulluar ndërtimin e banesës, dhe ai i përgjigjet “Thuaji që fola me shefin”. Një javë më parë policia hyri në ambinentet e bashkisë duke ekzekutuar 11 urdhër arrestet SPAK, duke vënë në praga keybashkiakun Tushe; Flamur Peqinin; Ibrahim Lamin; Bujar Muratin; Gazmend Çelën; Bektash Nexhën dhe Blerta Turkun. Gjithashtu u ndaluan edhe shtetasit, Margarita Gjermeni; Andri Musho; Ani Simoni, dhe Xhemal Haskon, ndaj të cilëve SPAK i kish kërkuar GJKKO-së, masën e sigurisë “arrest shtepie”./albeu.com


Shtuar 13.07.2021 11:25